Lajmet e fundit
Nga punimet e seancës plenare
, 16.11.2006
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e drejtuar nga Kolë Berisha, kryetar i Kuvendit, ka miratuan sot katër projektligje. Për herë të dytë është shqyrtuar Projektligji për Auditimin e Brendshëm, kurse për herë të parë janë shqyrtuar: Projektligji për shndërrimin e poseduesve të palujtshmërive private në pronarë, ai për Noterinë dhe ai për Punën.
Pjesa e parë e seancës, ndërkaq, ishte rezervuar për pyetjet e deputetëve për Qeverinë. Këtyre pyetjeve u janë përgjigjur kryeministri Çeku, si dhe disa nga ministrat zëvendsministat e Qeverisë, të cilën e udhëheq.
Nesër, ditën e premte, seanca do të vazhdojë me pikat e tjera të rendit të ditës: Shqyrtimi i Raportit për punën e Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit për vitin 2005; Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese lidhur me listën e kandidatëve të propozuar për pozitën e Avokatit të Popullit dhe të zëvendësit kryesor të tij; Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Shëndetësi lidhur me monitorimin e zbatimit e Ligjit për shëndetësi dhe shqyrtimi i propozimvendimit për lejimin e udhëtimeve zyrtare jashtë Vendit.