Lajmet e fundit
Përshëndetet Deklarata e Kuvendit të Shqipërisë
, 21.11.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës ,z. Kolë Berisha, përshëndet Deklaratën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, ku ritheksohet vullneti i Kuvendit të Shqipërisë për përcaktimin e statusit final të Kosovës – shtet të pavarur e demokratik . Kjo është një deklaratë e duhur në kohën e duhur dhe e artikuluar qartas e në mënyrë të duhur.
Deklarata është në sinkroni të plotë me frymën konstruktive që dominon në radhët e bashkësisë ndërkombëtare dhe është në përputhje me orientimet e institucioneve të Kosovës për një zgjidhje të qëndrueshme.
Deklarata është njëherësh edhe amplifikim i fuqishëm dhe i besueshëm i qëndrimeve të Kosovës para botës në një moment të rëndësishëm, lidhur më atë se çfarë vizioni ka Prishtina zyrtare për shtetin e ardhshëm të Kosovës, theksohet në deklaratën e kryeparlamentarit Berisha.