Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa

, 21.11.2006




Të hyrat e grumbulluara gjatë nëntëmujorit të vitit 2006 në shkallë vendi janë 519,33 milionë euro dhe paraqesin 79,1 për qind planit vjetor, që krahasuar me të njëjtën periudhë të viti të kaluar janë 11, 9 për qind më të larta. Ndërkaq, shpenzimet e realizuara gjatë kësaj periudhe janë diçka mbi 400 milionë euro, ose 55, 8 për qind të ndarjeve të tërësishme vjetore ( 74, 4 për qind e planit buxhetor për këtë periudhë). Këta ishin parametrat kryesorë të paraqitur nga ana e zëvendësministrit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Behxhet Brajshori, në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit, me rastin e shqyrtimit të Raportit financiar për nëntëmujorin e vitit 2006. Me këtë rast u theksua se bien në sy ngecjet në shpenzimet kapitale, që është si rrjedhojë e faktit që projektet investive fillojnë më herët, por pagesa bëhet në çerekun e tretë , ose të katërt të vitit. Pas debatit Komisioni e përkrahu këtë Raport.

Komisioni në vijim shqyrtoi edhe Projektligjin për sigurinë në komunikacionin rrugor, me raportin e komisionit funksional - Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport e Telekomunikacion, me amendamente. Projektligjit u përkrah nga ana e Komisionit për procedim të mëtejmë në Kuvend.

Mbledhja e Komisionit Parlamentar  për Buxhet dhe Financa