Lajmet e fundit
Informatë rreth vizitës së Komisionit Parlamentar për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media në Gjilan
, 24.11.2006
Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës i kishte bërë kërkesë me shkrim Komunës së Gjilanit, më 20 nëntor 2006, për t’ u takuar me kryetarin e Komunës, shefin e ekzekutivit dhe Bordin e drejtorëve të të gjitha drejtorateve të Komunës së Gjilanit. Nga kjo komunë është marrë konfirmimi se takimi do të mbahet më 23.11.2006, në ora 12:00, me përbërje siç është parashtruar në kërkesën e Komisionit.
Ky takim filloi dje në orën 12:00, mirëpo Komisioni Parlamentar u prit vetëm nga nënkryetarja e komunës dhe nga zyrtari i zyrës ligjore. Komisioni konsideron se me gjithë konfirmimin që e ka dhënë Komuna e Gjilanit për pritje në takim sipas kërkesës së Komisionit , askush nga Bordi i drejtorëve nuk ishte në takim. Po kështu në takim nuk ishin të pranishëm , as kryetari i komunës, as shefi i ekzekutivit.
Komisioni konsideron se është injoruar me mosprezencën e udhëheqjes së Komunës së Gjilanit dhe iu ka propozuar dhe kërkuar që vërejtjet që ka kjo komunë lidhur me agjendën t’ia adresojnë komisionit në formën e shkruar, në mënyrë që komisioni pastaj të shqyrtojë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre, theksohet në një njoftim të kryetares së Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, z. Nekibe Kelmendi.