Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
, 24.11.2006
Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e saj të sotme të kryesuar nga Kolë Berisha, kryetar i Kuvendit, ka vendosur që seanca plenare të mbahet më 30 nëntor, në të cilën do të shqyrtohet projektligji për Buxhetin e Kosovës për vitin 2007, kurse deputetët do të kenë rastin të debatojnë për zërat e projektbuxhetit (shqyrtimi i dytë pritet të bëhet më 21 dhjetor).
Kryesia po sot ka shqyrtuar raportin për shpenzimet buxhetore në Kuvendin e Kosovës për 9-të mujorin e 2006 , me ç’rast janë dhënë edhe vërejtje për tejkalime të shpenzimeve të udhëtimeve jashtë vendit dhe është parë e udhës që kjo çështje të riprecizohet në rregullore. Ka pasur, ndërkaq, edhe kërkesa që të hartohet një regjistër se sa shpenzime nga mjetet buxhetore të Kuvendit ka bërë secili deputet.
Në po këtë mbledhje Kryesia ka miratuar Rregulloren për përdorimin e automjeteve zyrtare të Kuvendit të Kosovës, gjithashtu në funksion të racionalizimit të shpenzimeve.
Duke u marrë me kërkesën e Grupit Parlamentar të PDK-së që në seancën plenare të radhës të debatohet për Raportin e Komisionit Evropian për Çështjen e Kosovës, ndër anëtarë të Kryesisë ka dominuar mendimi se ky raport duhet të përkthehet dhe tu shpërndahet deputetëve, ndërkaq se a duhet të debatohet për te, mbetet të shqyrtohet në ndonjë mbledhje tjetër të Kryesisë, në të cilën do të shqyrtoheshin edhe kërkesa të tjera të grupeve parlamentare, të komisioneve dhe të deputetëve të veçantë.
Duke shqyrtuar çështjen se ç’do të bëhet me tre gjeneratorë të Kuvendit, të cilët aktualisht nuk janë në përdorim, Kryesia pasi ka shoshitur të gjitha variantet e mundshme (t’i konservojë për përdorim të mëvonshëm, t’ua falë ndonjë institucioni tjetër në nevojë etj.), ka vendosur që ata t’i shesë nëpërmjet ankandit publik.