Lajmet e fundit

Telegram urimi kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli

, 27.11.2006




Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë
Zonja Jozefina Topalli

E nderuara zonja Topalli,

Ju uroj nga zemra: Gëzuar 28 Nëntorin –Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ju lutem që urimet tona t’ ua transmetoni edhe drejtuesve të institucioneve të tjera të Shqipërisë dhe gjithë qytetarëve me dëshirat më të mira për prosperitet të Shqipërisë. Urojmë që festa e ardhshme e Flamurit të na gjejë me rezultate edhe më të mëdha në lëmin e bashkëpunimit Kosovë –Shqipëri në të gjitha fushat në interes të të dy vendeve dhe në interes të paqes e të stabilitetit në rajon.

Kolë Berisha
Kryetar i Kuvendit të Kosovës