Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti zëvendësministren e Jashtme të Shqipërisë, Edit Harxhi

, 29.11.2006




Kryeparlamentari Berisha priti zëvendësministren e Jashtme të Shqipërisë, Edit Harxhi, e cila ka ardhur në Kosovë për të marrë pjesë në ceremonitë e Zyrës së Shqipërisë për Festën e Flamurit dhe manifestimet e institucioneve të Kosovës kushtuar kësaj feste. Në takim është biseduar për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Ishte konstatim i përbashkët se ky bashkëpunim duhet të jetë edhe më intensiv në interes të dy vendeve dhe në interes të kontributit që japin Kosova e Shqipëria për proceset stabilizuese në rajon.

Kryeparlamentari Berisha e ka njoftuar diplomaten shqiptare për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, kurse, në cilësinë e anëtarit të Grupit Negociator, ka shpjeguar ecuritë e deritashme të procesit për statusin . Ai me këtë rast ka falënderuar Institucionet e Shtetit të Shqipërisë për ndihmesën dhe kontributin që po japin në këto momente vendimtare për të ardhmen e Kosovës.

Kryeparlamentari Berisha priti zëvendësministren e Jashtme të Shqipërisë, Edit Harxhi