Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit të Bujqësisë, Pylltarisë, Zhvillimit Rural, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kuvendit të Kosovës
, 29.11.2006
Komisioni i Bujqësisë, Pylltarisë, Zhvillimit Rural, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kuvendit të Kosovës, që e kryesoi kryetari Rifat Krasniq, kryetar i Komisionit, mbajti sot një mbledhje në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte raporti i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe raporti i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, lidhur me Projektligjin e Buxhetit për vitin 2007. Raportet mbi këtë çështje i paraqitën zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Tomë Hajdaraj dhe zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Merxhan Abdyli.
Duke folur në këtë mbledhje për Projektbuxhetin për vitin 2007. z. Hajdaraj theksoi se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe e Zhvillimit Rural ka kërkuar që kësaj Ministrie t’i ndahen 11.500.000 euro, por i janë ndarë gjithsej 6.432.534 euro. Kjo shumë, edhe pse është më e lartë se shuma e parashikuar për këtë vit për 1.080.330 euro (me buxhetin për vitin 2006 janë parashikuar 5.352.204 euro), assesi nuk i plotëson nevojat e kësaj Ministrie. Në mungesë të mjeteve kjo Ministri do ta ketë shumë vështirë që t’i realizojë të gjitha detyrat e parashikuara me planin e punës, në rend të parë17 projektet kapitale të parashikuara për realizim.
Në vazhdim të mbledhjes zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Abdyli, theksoi se Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor ka kërkuar që kësaj Ministrie t’i ndahen mbi 24.000.000 euro, ndërkaq i janë lejuar vetëm 9.636.515 euro. Me këto mjete të limituara kjo Ministri do t’i kompensojë, në rend të parë, banorët e fshatit Hade, do t’i ndërtojë nëntë shtëpi në kampin e Plemetinit dhe në kuadër të projektit për ndërtimin e banesave sociale në komunën e Gjilanit dhe të Gjakovës, në të cilat do të vendosen familjet që kanë më së shumti nevojë për banim.