Lajmet e fundit
Dëgjim publik organizuar nga Komisioni Parlamentar për Arsim..., lidhur me zbatimin e Ligjit të Arsimit fillor dhe të mesëm
, 29.11.2006
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport, i kryesuar nga Enver Hoxhaj, kryetar i Komisionit, mbajti sot një dëgjim publik lidhur me zbatimin e Ligjit nr.2002/2 tё Arsimit fillor dhe të mesëm, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 25.07.2002, të shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut 2002/19 të 31 tetorit 2002.
Gjatë zbatimit të këtij ligji, u tha në debatin e gjerë, vërehen shumë probleme, sfida e vështirësi, sidomos në lëmin e menaxhimit e të buxhetit në veprimtarinë edukative e arsimore . Drejtoritë komunale të arsimit janë zhveshur shumë nga kompetencat. Të gjitha këto janë sinjale se mbase ka ardhur koha për fillimin e amendamentimit të ligjit të Arsimit fillor dhe të mesëm, që ai të jetë sa më funksional e më praktik . Synohet pra një ligj, i cili në mënyrë më afatgjate do të rregullojë materien shumë komplekse të arsimit. Gjithë kjo duhet të bëhet me qëllim të ngritjes së cilësisë në mbarë procesin edukativo –arsimor në Kosovë .
Drejtorët komunal të arsimit bënë shumë vërejtje në ligjin ekzistues duke propozuar edhe zgjidhje të mundshme gjatë amendamentimit të këtij ligji.
Sipas tyre arsimi është mjaft i politizuar dhe i centralizuar, që reflektohet negativisht në mbarëvajtjen e punës dhe të cilësisë së procesit arsimor.