Lajmet e fundit
Nga punimet e seancës plenare
, 30.11.2006
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën e sotme të drejtuar nga Kolë Berisha, kryetar i Kuvendit, kanë shqyrtuan Projektligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2007.
Ekspozenë për këtë projektligj e ka paraqitur Ministri për Buxhet dhe Financa, Haki Shatri, i cili ka vënë në pah se të hyrat buxhetore për vitin e ardhshëm parashihen të jenë 682,2 milionë euro. Ai ka theksuar se deficiti prej rreth 34 milionë euro do të plotësohet nga keshi i rezervave, të cilat parashihet të rritet në rreth 75 milionë euro.
Më pastaj deputet kanë zhvilluar një debat të gjerë për këtë projektligj, duke dhënë sugjerime, por edhe duke bërë kritika për zëra të veçantë të Buxhetit të Kosovës. Në fund, me shumicë votash është miratuar në parim Projektligji për Buxhetin e Kosovës për vitin 2007.
Pjesa e parë e seancës së sotme, ndërkaq, ishte rezervuar për pyetjet e deputetëve për Qeverinë, të cilave u janë përgjigjur ministrat e resorëve përkatës.