Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar
, 01.12.2006
Komisioni Hetimor Parlamentar për të gjeturat faktike në Kuvendin e Kosovës në Raportin e Zyres së Revizorit Gjeneral të Kosovës, mbajti mbledhjen e katërt. Në mbledhje u shqyrtua dëshmia të cilën Revizori i Përgjithshëm i Kosovës e dha në mbledhjen paraprake të Komisionit, të mbajtur me 24.11.2006, si dhe u diskutua lista e zyrtarëve të cilëve javën që vjen do t’u dërgohen ftesat për dhënien e deklaratave me shkrim.
Ftesat do të përmbajnë pyetjet përkatëse si dhe këshillën juridike. Puna e Komisionit hetimor është duke u zhvilluar në frymë konsensuale dhe në pajtim me Planin e punës dhe dinamikën e përcaktuar në të.