Lajmet e fundit

Takim lamtumirës i kryeparlamentarit Berisha me komandantin e deritashëm të Bonstilit, Ovens

, 04.12.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, priti sot në një takim lamtumirës komandantin e deritashëm të bazës amerikane Bonstil, gjeneralin Darren G. Ovens . Me këtë rast gjenerali Ovens tha se një vit për mua në Kosovë ishte vit i përvojave interesante, pasi pata rastin ta njoh Kosovën dhe realitetin e saj. Gjenerali Ovens në vijim shfaqi respektin e tij për figurën e kryeparlamentarit Berisha, për bashkëpunimin e tij që ka zhvilluar deri tash me të, si dhe për mënyrën e drejtimit të Kuvendit të Kosovës. Ovens tha se Kuvendi i Kosovës dhe institucionet tjera kanë bërë një punë të mirë, e cila do të shërbejë si bazë për një të ardhme edhe më të ndritur.

Kryeparlamentari Berisha i shprehu mirënjohje gjeneralit Ovens, për angazhimin dhe përkushtimin e tij, si dhe për rolin e bazës amerikane Bonstil. Me shkuarjen tuaj, tha Berisha , ne jemi të sigurt se kudo që të gjendeni, Kosova do të ketë një zë të ngrohtë, i cili do ta thotë të vërtetën për Kosovën ashtu si është.

Takim lamtumirës i kryeparlamentarit Berisha me komandantin e deritashëm të Bonstilit, Ovens