Lajmet e fundit

Dëgjim publik organizuar nga Komisioni Parlamentar për Shërbime Publike ...

, 05.12.2006




Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Nekibe Kelmendi, kryetare e Komisionit, mbajti sot një dëgjim publik lidhur me shqyrtimin e Projektligjit për shndërrimin e poseduesve të paluajtshmërive private në pronarë nr.2006/20.

Gjatë debatit të gjerë ekspertët e fushës civile ishin unanim në konstatimin se qëllimi i sponzoruesit – Qeverisë së Kosovës ishte i mirë, por nuk është gjetur forma dhe mënyra adekuate e hartimit të këtij Projektligji . U tha se disa nene janë të njëjta me Ligjin për kadastër, ndaj edhe mund të inkorporohen në atë Ligj, madje disa nene mund të inkorporohen edhe në ligjet e tjera ekzistuese. Projektligji vërehet se është i nxituar, ai nuk është koherent, as me kohën, as me qëllimin. Çështja e pronës duhet të rregullohet me Ligjin për pronën, kështu që edhe nga ky vështrim Projektligjit për shndërrimin e poseduesve të paluajtshmërive private në pronarë nr.2006/20, nuk mori notë kaluese nga ekspertët, por sipas disponimit edhe të komisionit shihej më e udhës që ai të tërhiqet nga procedura .

Dëgjim publik organizuar nga Komisioni Parlamentar për Shërbime Publike ...