Lajmet e fundit
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit të Ekonomisë, Tregtisë, Industrisë, Energjetikës dhe Telekomunikacionit të Kuvendit të Kosovës
, 05.12.2006
Situata aktuale energjetike në Kosovë është mjaft e vështirë, para së gjithash për faktin se nevojat për energji elektrike janë më të mëdha se prodhimi. Mungesa e energjisë elektrike në Kosovë është, para se gjithash, rezultat i eksploatimit të pamjaftueshëm të thëngjillit nga mihjet sipërfaqësore, i amortizimit të termocentraleve, i vjetrimit të rrjetit të furnizimit, i vjedhjes së energjisë elektrike nga shfrytëzuesit e ndryshëm, i mospagesës së mjaftueshme të energjisë elektrike nga ana e konsumatorëve etj. Këtë situatë e vështirëson edhe më tepër gjendja e rëndë energjetike në rajon, gjë që pamundëson importin e saj. Këto janë vetëm disa prej konstatimeve nga mbledhja e rregullt e Komisionit të Ekonomisë, Tregtisë, Industrisë, Energjetikës, Transportit dhe Telekomunikacionit të Kuvendit të Kosovës, që e kryesoi z. Ibush Jonuzi, kryetar i Komisionit, pikë e vetme e rendit të ditës e së cilës ishte situata aktuale energjetike në Kosovë.
Në këtë mbledhje, krahas anëtarëve të Komisionit morën pjesë edhe zëvendësministri në Ministrinë e Energjetikës dhe të Minierave, z. Agron Dida, drejtoresha e KEK-ut, zonja Pranvera Dobruna dhe përfaqësuesit e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe të Komisionit të Minierave dhe Mineraleve.
Në mbledhjen e përmendur, pos tjerash u tha se në vitin 2007 nevojat e Kosovës për energji elektrike do të jenë gjithsej 5.118.460 megavat orë, ndërkaq do t’i ketë në dispozicion 4.833.173 megavat orë (nga prodhimi në termocentrale 4.159.893 dhe nga importi 673.280 megavat orë), kështu që do të kemi një mungesë të energjisë elektrike prej 285.287 megavat orë. Tani për tani nuk ekzistojnë plane konkrete se në çfarë mënyre do të kompensohet kjo mungesë e energjisë elektrike, por po punohet që Kosova në vitin e ardhshëm të ketë një furnizim më të mirë me energji elektrike në krahasim me këtë vit.
Në mbledhje u bë fjalë edhe për mundësitë e daljes nga kjo situatë e pavolitshme, me ç’rast u potencua nevoja e modernizimit dhe e shfrytëzimit më të mirë të mihjeve sipërfaqësore, e zëvendësimit të pajimeve të vjetruara, si në termocentrale, ashtu edhe në rrjetin e distribuimit, e gjetjes së mënyrave adekuate për sigurimin e një arkëtimi më të madh të energjisë së harxhuar elektrike, në rend të parë nga institucionet shtetërore dhe nga fabrikat e ndërmarrjet private. Po ashtu, u konstatua se duhet të rritet edhe përgjegjësia e menaxhmentit, por edhe e punëtorëve të KEK-ut për realizimin e planeve dhe programeve që kanë të bëjë me stabilizimin e situatës energjetike në Kosovë.