Lajmet e fundit
Kryeparlemntari Berisha priti Shefin e UNMIK-ut, Joakim Ryker
, 05.12.2006
“Pas takimit të kaluar kemi përshpejtuar punët në çështjet e ligjeve dhe para festave të fundvitit do të nënshkruhen edhe disa ligje të tjera, nga ato që presin për shpallje në Zyren Ligjore te UNMIK-ut”.
Kështu ka deklaruar Shefi i UNMIK-ut , Joakim Ryker, gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha .
Kryeparlamentari Berisha edhe në këtë takim ka theksuar nevojën e koordinimit paraprak të aktiviteteve të Zyrës Ligjore të Qeverisë, të UNMIK-ut dhe të Kuvendit, mënyrë kjo, e cila do të ishte më efikase dhe do të shkurtonte procedurat dhe do të evitonte punën e dyfishtë.
Gjatë takimit është biseduar edhe për çështjen e statusit, për procesin e tranzicionit dhe të bartjes së kompetencave, përgatitjet për procesin e hartimit të Kushtetutës dhe çështje të tjera të aktualitetit në Kosovë.
Takimi i përbashkët i shefit të UNMIK-ut me Kryetarin e Kuvendit ishte në kuadër të takimeve të rregullta, të cilat mbahen për të diskutuar çështje të aktualitetit dhe mundësive të bashkëveprimit për çështje me rëndësi për vendin.