Lajmet e fundit

Nga vizita e Komisionit për Shërbime Publike në Komunën e Gjakovës

, 06.12.2006




Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media, i udhëhequr nga Nekibe Kelmendi, kryetare e komisionit, ka vizituar Komunën e Gjakovës, për të biseduar me udhëheqjen komunale lidhur me zbatimin e ligjeve në komuna, cilat janë mangësitë e legjislacionit të miratuar dhe a ekziston kolizion i ligjeve.

Komisioni është pritur nga kryetari i Komunës së Gjakovës, Aqif Shehu, kryeshefi i ekzekutivit, Hajdar Grezda dhe nga Bordi i Drejtorëve.

Në fund të takimit komisioni morri një konfirmim nga kryeshefi ekzekutiv i Komunës së Gjakovës se këto takime sjellin progres për sa i përket zbatimit të ligjeve.

Është konstatuar gjithashtu nevoja e një bashkëpunimi më të ngushtë ndërmjet mekanizmave të Kuvendit të Kosovës dhe pushtetit lokal, në mënyrë që propozimet e komunave dhe sugjerimet e tyre të shqyrtohen nga komisionet parlamentare.