Lajmet e fundit

Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa mban dëgjime buxhetore për BKK-në të vitit 2007

, 06.12.2006




Që nga fillimi i kësaj jave Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës , i kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit, po mban dëgjime buxhetore me agjensitë më të mëdha buxhetor të Kosovës lidhur me Projektligjin për Buxhetin e vitit 2007, i cili është miratuar në parim në fillim të këtij muaji nga ana e Kuvendit të Kosovës. Gjatë ditës së sotme u mbajtën dëgjime buxhetore me udhëheqjet e Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Me këtë rast jepen sugjerime për zëra të caktuar të buxhetit të konsoliduar të Kosovës për vitin 2007.

Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa mban dëgjime buxhetore për BKK-në të vitit 2007