Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
, 12.12.2006
Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e saj të sotme, të kryesuar nga Kolë Berisha, kryetar i Kuvendit, ka përcaktuar rendin e ditës për seancat e 20 dhe 21 dhjetorit.
Pas kohës për pyetjet e deputetëve për punën e Qeverisë, në seancën e 20 dhjetorit do të procedohet me shqyrtimin e ligjeve. Për herë të dytë do të shqyrtohen: Projektligji për buxhetin e Kosovës për vitin 2007, ai për Mbrojtjen e bimëve dhe ai për Nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri. Për herë të parë, ndërkaq, do të shqyrtohen: Projektligji për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, ai për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2002/9 për Inspektoratin e Punës, dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr 2003/4 për likuidimin dhe riorganizimin e personave juridik.
Për Seancën plenare më 21 dhjetor 2006 është paraparë të debatohet lidhur me vendimin për shtyrjen e zgjidhjes së statusit politik të Kosovës (sipas kërkesës së Grupit Parlamentar për Integrim), si dhe për gjendjen energjetike në Kosovë (sipas kërkesës së Grupit parlamentar të PDK-së).
Duke shqyrtuar kërkesën e Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme lidhur me çështjen e të pagjeturve, Kryesia ka konstatuar se duhen përgatitje serioze që çështja të shtrohet në seancë, në një kohë jo të largët. Anëtarët e Kryesisë kanë kërkuar nga Komisioni qeveritar, i cili propozon seancën e jashtëzakonshme, të përgatis një material bazë për diskutim, ndërkohë për debatin në Kuvend duhet të njoftohen edhe KMDLNJ-ja, Komisioni gjegjës parlamentar, Zyra e UNMIK-ut dhe asociacionet e tjera që merren me të drejtat dhe liritë e njeriut.