Lajmet e fundit
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës
, 12.12.2006
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, nën kryesinë e Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, kryetare e Komisionit, ka mbajtur sot mbledhje të rregullt, në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe i Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, lidhur me Projektbuxhetin për vitin 2007. Raportet në fjalë i paraqitën: në emër të Ministrisë së Shëndetësisë – zëvendës ministri, z. Fadil Kryeziu, ndërsa në emër të Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, z. Veli Lecaj, drejtor i financave.
Në mbledhjen në fjalë, duke folur për Projektbuxhetin për vitin 2007, zëvendësministri i Ministrisë së Shëndetësisë, z. Kryeziu, theksoi që Ministria e Shëndetësisë, për nevojat e kësaj ministrie, ka kërkuar t'i lejohen rreth 70.000.000 €, mirëpo për nevojat e saj janë lejuar gjithsej 51.871.037 €. Nga kjo shumë e përgjithshme, për Qendrën Klinike Universitare janë ndarë gjithsej 17.709.862 €, ndërsa për spitalet rajonale (Gjilan, Prizren, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë, Vushtrri dhe Ferizaj ) janë ndarë gjithsej 14.170.077 €. Për shpenzime kapitale do të shpenzohen gjithsej 9.020.886 €, ndërsa nga kjo shumë, për shpenzime kapitale në kuadër të Qendrës Klinike Universitare janë ndarë gjithsej 4.976.886 €. Nga shuma e gjithmbarshme e buxhetit të shëndetësisë, për sektorin farmaceutik janë ndarë gjithsej 9.050.000 €, ndërsa për shërim jashtë Kosove janë ndarë 500.000 €. Në vitin 2007, nga sektori i shëndetësisë, do të pushohen nga puna gjithsej 241 punëtorë të administratës.
Në vazhdim të mbledhjes, drejtori i financave në kuadër të Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, z. Veli Lecaj, theksoi që Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, për nevojat e saj, ka kërkuar t’i lejohen më shumë se 135.000.000€, por se kësaj ministrie i janë lejuar gjithsej 129.356.199 €. Me këto mjete të pamjaftueshme, kjo ministri, në emër të mbrojtjes sociale, do të shpenzojë gjithsej 30.267.100 €, në emër të shërbimeve sociale – 1.064.700 €, në emër të pushimit të shtatzënisë 1.200.000 €, në emër të pensionit bazë - 89.407.371 €, në emër të pensioneve invalidore – gjithsej 64.204.661 €, në emër të pensioneve të invalidëve të luftës – 14.120.580 €, si dhe në emër të pensioneve të punëtorëve të Kombinatit “ Trepça” gjithsej 8.328.370 €. Për shpenzime kapitale do të shpenzohen gjithsej 1.450.000 €, ndërsa edhe nga kjo ministri, në vitin 2007, do të pushohen nga puna rreth 200 punëtorë të administratës.