Lajmet e fundit
Kryeparlemntari Berisha merr pjesë në hapjen e simpoziumit të Federatës për Paqe Universale
, 13.12.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, do të marrë pjesë në hapjen simpoziumit treditor në temën : Pajisja me vizionin dhe udhëheqjen për një botë të paqes dhe zhvillimit njerëzor, që mbahet në Prishtinë, nga data 14 deri më 17 dhjetor.
Në këtë takim, në të cilin do të jenë të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i Federatës për Paqe Universale, Dr. Tomas Tomas Walsh dhe kryetari i kësaj federate për Evropë, Dr. Yong Choel Song, janë ftuar të marrin pjesë presidenti Sejdiu, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe personalitete të tjera të jetës politike e shoqërore të Kosovës.
Pas sesioneve në të cilat do të shtjellohen parimet themelore të Federatës për Paqe Universale; Rrënjët dhe origjina e konflikteve - rruga drejt pajtimit; Nevoja për dialog, pajtim dhe bashkëpunim ndëretnik dhe ndërfetar, do të emërohen ambasadorët e rinj të paqes.
Simpoziumi hapet të enjten, në orën 20:00, në Hotelin Grand, në Prishtinë.