Lajmet e fundit
KRYEPARLAMENTARI BERISHA PËRGËZOI IPESHKËVIN E RI TË KOSOVËS
, 13.12.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, i dërgoi sot një telegram urimi Sh.T. Imzot Dodë Gjergji, me rastin e emërimit ipeshkëv i Ipeshkëvisë Katolike të Kosovës nga Papa Benedikti XVI. Në telegram thuhet:
“I nderuari Ipeshkëv Gjergji,
Me kënaqësinë më të madhe mora lajmin për emërimin Tuaj ipeshkëv i Ipeshkëvisë së Kosovës, prandaj, më lejoni që, në emër të Kuvendit të Kosovës dhe në emrin tim personal, t’Jua uroj detyrën e re dhe t’Ju dëshiroj shëndet dhe suksese në kryerjen e këtij misioni aq të shenjtë të cilin Jua besoi Papa Benedikti XVI, ky mik i shtrenjtë i popullit të Kosovës.
Zoti Ju bekoftë juve!
Zoti e bekoftë Papa Benediktin XVI!
Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Kosovën!”.