Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa
, 13.12.2006
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës , i kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit, po bën shqyrtimin dhe amendamentimin e Projektligjit për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës për vitin fiskal 2007. Këtij aktiviteti i kanë paraprirë edhe një varg dëgjimesh buxhetore , sidomos me angjencitë më të mëdha buxhetore të vendit. Sipas ecurisë së shqyrtimit e amendamentimit pritet që shumë shpejt ky projektligj të përkrahet nga Kosmisioni dhe të procedohet për miratim në Kuvend.