Lajmet e fundit
Komisioni për ekonomi, tregti, industri, energjetikë, transport dhe telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës vizitoi KEK-un
, 11.12.2006
Komisioni për ekonomi, tregti, industri, energjetikë, transport dhe telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës, që e kryesoi Ibush Jonuzi, kryetar i Komisionit sot vizitoi KEK-un.
Në fillim të vizitës , anëtarët e Komisionit në drejtorinë e KEK-ut u takuan me Bordin e drejtorëve të KEK-ut, në krye me drejtoreshën, zonja Pranvera Dobruna. Në takim u informuan me punën e KEK-ut, ndërsa anëtarët e bordit theksuan se për nevojat e termocentraleve, përkatësisht të dy blloqeve - Kosova A dhe Kosova B nga mihja sipërfaqësore është siguruar sasi e mjaftueshme e qymyrit. Edhe pse furnizimi me qymyr për këto katër blloqe është i mirë, është i pamjaftueshëm, kështu që energjia elektrike importohet nga rajoni për t’i plotësuar nevojat e qytetarëve edhe pse edhe në rajon ekziston mungesë e energjisë elektrike.
Në vazhdim u tha se në termocentralet Kosova A dhe Kosova B, pajisjet dhe makinat janë mjaftë të vjetruara (rreth 40 vjet), prandaj ndodhin avari të shpeshta (veçanërisht rrjedhin kazanët) dhe për riparime nevojiten së paku dy- tri ditë. Termocentralet e Kosovës nuk kanë mundësi për deponimin e rezervave të energjisë elektrike, kështu që kjo gjendje shkakton vështirësi në furnizimin e energjisë elektrike. Në vazhdim u tha se vështirësi shtesë në prodhim paraqesin edhe kyçjet ilegale të qytetarëve të pandërgjegjshëm në rrjetin elektrik, vjedhjet e pjesëve nga trafostacionet dhe shtyllat elektrike, si dhe mospagesa e energjisë elektrike. Në fund të takimit anëtarët e Bordit të drejtorëve të KEK-ut theksuan se gjatë këtij viti është punuar mjaft në riparimin pajisjeve ekzistuese për prodhimin e energjisë dhe modernizimin e pajisjeve për përçimin e energjisë elektrike, kështu që në periudhën e ardhshme pritet furnizim i rregullt i popullatës me energji elektrike.
Gjatë vizitës, anëtarët e Komisionit vizituan edhe termocentralin Kosova B dhe u informuan me punën e këtij termocentrali.