Lajmet e fundit

Kryeparlemntari Berisha priti zëvendëskryeadministratorin e Kosovës, Steven Schook

, 13.12.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka pritur sot zëvendësin e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovës, Steven Schook, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë, vlerësimin e procesit të punës së Kuvendit dhe të bashkëpunimit me UNMIK-un, lidhur me prioritetet imediate gjatë ditëve në vazhdim.

Një pjesë e bisedës, në këtë takim, i është kushtuar edhe përgatitjeve për kontingjentin e ri të ligjeve, të cilat janë me rëndësi për periudhën e tranzicionit dhe atë të passtatusit.

Kryeparlemntari Berisha priti zëvendëskryeadministratorin e Kosovës, Steven Schook