Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa

, 15.12.2006




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës , i kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit, përfundoi sot shqyrtimin disaditësh të Projektligjit për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës për vitin fiskal 2007. Komisioni përkrahu këtë projektligj duke e dhënë në procedurë të mëtejme në Kuvend. Shqyrtimi i dytë i këtij projektligji është në rendin e ditës së mbledhjes së Kuvendit të 20 dhjetorit të këtij viti.