Lajmet e fundit

Nga punimet e seancës plenare

, 18.12.2006




Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën e sotme plenare, të drejtuar nga Kolë Berisha kryetar, kanë shqyrtuar për herë të dytë (miratuar): Projektligjin për pajisje nën presion dhe atë për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për patentim.

Për shkak se deputetët nga radhët e Grupit Parlamentar të PDK-së kanë vlerësuar se Projektligji për sigurinë në komunikacionin rrugor ka numër enorm të amendamenteve dhe të nënamandamenteve, ndërkaq nuk janë pajtuar që ato të miratohen në pako, e kanë braktisur seancën plenare.

Për mungesë kuorumi seanca e sotme i ka ndërprerë punimet.

Në këtë seancë ishte paraparë të shqyrtohej edhe Projektligji për memorialin e ish Presidentit Dr.Ibrahim Rugova, Projektplani Hapësinor i Kosovës (2005–2015) dhe të debatohej për Raportin e Komisionit Evropian për Progresin në Kosovë.

Nga punimet e seancës plenare