Lajmet e fundit

Takim i Bordit të Grupit Joformal të Deputeteve u taku me znj. Polly E. Trottenberg

, 19.12.2006




Në ambientet e Kuvendit të Kosovës, sot, Bordi i Grupit Joformal të Grave Deputete të Kuvendit kishte një takim me znj. Polly E. Trottenberg, drejtore ligjore e senatores Barbara Boxer, nga shteti i Kalifornisë, e cila gjendet në Kosovë me ftesë të NDI-së. Në takimin me znj. Polly E. Trottenberg, kryesueset e Bordit znj. Gjylshen Berisha dhe znj. Hatixhe Hoxha, si dhe anëtaret tjera të këtij Bordi, e njoftuan mysafiren nga SHBA-ja lidhur me aktivitetin e gjertanishëm të Grupit Joformal të Deputeteve të Kuvendit të Kosovës, si dhe për aktivitetet që planifikojnë të organizojnë në të ardhmen.

Në këtë takim u diskutua edhe për kontributin që duhet të luajnë gratë gjatë hartimit të ligjit për zgjedhjet, si dhe ligjit për partitë politike. Në këtë takim u theksua se deputetet duhet të bashkëpunojnë sa më ngushtë me mediat, që ato të arrijnë sa më mirë dhe sa më drejt të pasqyrojnë punën që bën ky grup i deputeteve.

Takim i Bordit të Grupit Joformal të Deputeteve u taku me znj. Polly E. Trottenberg