Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha organizoi pritje me rastin e festave të fundvitit

, 21.12.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka organizuar sot një pritje për përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, me rastin e festave të fundvitit: Krishtlindjeve, Bajramit të Madh dhe Vitit të Ri, në të cilin merrnin pjesë kryeministri Çeku, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, z. Ryker, komandanti i KFOR-it, gjenerali Kater, përfaqësues të zyrave diplomatike, të ASHAK-së të TMK-së, të SHPK-së, deputetë, kryetarë komunash e të tjerë, të cilët i ka uruar për punën e madhe që kanë bërë për Kosovën dhe popullin e saj, si i ka uruar gjithë qytetarët e Kosovës. “Është mirë që jo vetëm në festa, por edhe në raste të tjera, të jemi kështu së bashku” është shprehur Berisha.

Duke i përshëndetur të pranishmit kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, vitin që po shkon e ka quajtur vit të pritjeve të mëdha, por edhe i sfidave të mëdha për popullin e Kosovës, kurse është shprehur optimist se viti që po vjen do të jetë vit i pavarësisë, i sukseseve dhe i integrimeve europerëndimore, që do të arrihen në bashkëpunim me SHBA-të dhe BE-në.

Kryeparlamentari Berisha organizoi pritje me rastin e festave të fundvitit