Lajmet e fundit

Gratë parlamentare të Kosovës organizuan pritje me rastin e festave të fundvitit

, 22.12.2006




Në pauzë të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, Grupi Joformal i Grave Parlamentare të Kosovës, ka organizuar pritje me rastin e festave të fundvitit: Krishtlindjeve, Bajramit të Madh dhe Vitit të Ri, në të cilin, pos deputetëve, merrnin pjesë edhe përfaqësues të zyrave ndërlidhëse në Prishtinë dhe përfaqësues të institucioneve.

Duke i përshëndetur dhe uruar të pranishmit për festat e fundvitit, bashkëkryetarja e grave parlamentare, Gjylshen Berisha ka theksuar se ky grup është në funksion të fuqizimit të gruas në politikë dhe vendimmarrje, si dhe shtimit të kujdesit institucional në arsim, shëndetësi, politikë sociale, etj.

Në këtë pritje për festat e fundvitit, aktivitetin e grave parlamentare e kanë përshëndetur kryetari i Kuvendit, Kolë Berisha dhe bashkëkryetarja e deritashme e Grupit Jodormal të Grave Parlamentare, Flora Brovina, të cilët kanë spikatur rolin gjithnjë e më të madh të grave në familje dhe në institucionet e vendit.

Gratë parlamentare të Kosovës organizuan pritje me rastin e festave të fundvitit