Lajmet e fundit
Nga punimet e seancës plenare
, 22.12.2006
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar sot Projektligjin për mbrojtjen e bimëve dhe atë për Nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri. Për herë të parë, ndërkaq kanë shqyrtuar Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, atë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2002/9 për Inspektoratin e Punës, si dhe atë për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr 2003/4 për likuidimin dhe riorganizimin e personave juridik.
Seanca e sotme plenare e ka shqyrtuar edhe propozimvendimin për ridestinimin e mjeteve të Ministrisë për punë dhe Mirëqenie sociale, të cilin, me shumicë votash edhe e ka miratuar.