Lajmet e fundit

Nga punimet e seancës plenare

, 23.12.2006




Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën e sotme të drejtuar nga Kolë Berisha, kryetar i Kuvendit, kanë miratuar Projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2007.

Fillimisht janë miratuar, një nga një, amendamentet e për këtë projektligj, kurse në fund me shumicë votash të deputetëve është miratuar Buxheti i Kosovës për vitin 2007, në vlerë prej 717 milion eurove.

Me këtë rast, janë miratuar edhe vija të veçanta buxhetore për katër agjencionet, të cilat i ka krijuar Kuvendi i Kosovës.

Në seancë nuk ka marrë pjesë Grupi Parlamentar i PDK-së, si dhe shumica e deputetëve të Grupit Parlamentar për Integrim.

Nga punimet e seancës plenare