Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomisë, Tregtisë, Industrisë, Energjetikës, Transportit dhe Telekomunikacion të Kuvendit të Kosovës

, 26.12.2006




Komisioni i Ekonomisë, Tregtisë, Industrisë, Energjetikës, Transportit dhe Telekomunikacionit të Kuvendit të Kosovës, e kryesoi Ibush Jonuzi, kryetar i Komisionit, mbajti sot mbledhjen e vet të rregullt në të cilën shqyrtoi raportin e punës së vet për vitin 2006. Raportin lidhur me punën e Komisionit për vitin 2006 e paraqiti kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Tregtisë, Industrisë, Energjetikës, Transportit dhe Telekomunikacionit të Kuvendit të Kosovës, z. Ibush Jonuzi.

Duke folur për punën e Komisionit, z. Jonuzi, pos tjerash, theksoi se, duke u nisur nga plani dhe programi njëvjeçar i veprimit, ky Komision kryesisht i ka realizuar detyrat e parashtruara. Gjatë këtij viti Komisioni ka mbajtur 44 mbledhje të rregullta, 4 debate publike, 16 mbledhje të nënkomisionit dhe realizoi gjithsej 11 vizita në terren. Po ashtu, në kuadër të fushës së veprimtarisë së vet Komisioni ka bërë amendamentimin e disa projektligjeve, ka formuar disa nënkomisione, ka mbikëqyrë implementimin e ligjeve që i ka nxjerr Kuvendi i Kosovës nga fushë e veprimtarisë së Komisionit, ka vizituar institucionet qendrore dhe lokale, ka bashkëpunuar me institucionet ndërkombëtare dhe me përfaqësuesit e tyre dhe ka kryer edhe punë të tjera nga fusha e veprimtarisë së vet.

Në vazhdim të ekspozesë kryetari i Komisionit, z. Jonuzi, pos tjerash theksoi se ky Komision gjatë vitit 2006 ka përgatitur Projektligjin mbi eksproprijimin, pastaj ka bërë amendamentimin e 15 projektligjeve, ka organizuar 5 debate publike, e po ashtu ka mbajtur edhe takime pune me përfaqësuesit e Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacioneve, me Ministrinë e Energjetikës dhe të Minierave, me Ministrinë e Ekonomisë dhe Industrisë, me Këshillin e Pavarur të Energjetikës dhe Minierave, me Autoritetin Regulator të Energjisë, si dhe me përfaqësuesit e Shtyllës së Katërt të UNMIK-ut, me ART, me Bashkësinë Evropiane me OSBE-në etj.

Në fund të mbledhjes Komisioni miratoi njëzëri raportin njëvjeçar të punës të Komisionit për vitin 2006.
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomisë, Tregtisë, Industrisë, Energjetikës, Transportit dhe Telekomunikacion të Kuvendit të Kosovës