Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha organizoi pritje për gazetarë

, 26.12.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka organizuar sot një pritje për gazetarët, të cilët e përcjellin punën e Kuvendit, me ç’rast u ka uruar Vitin e Ri dhe u ka dëshiruar suksese në punën e tyre profesionale.

Vitin që po e lëmë pas Berisha e ka vlerësuar vit të rëndësishëm në planin e miratimit të legjislacionit dhe përmbushjen e standardeve për Kosovën. “Marrë në tërësi, gjatë këtij viti, Kuvendi i Kosovës ka bërë punë solide për të sotmen dhe shumë punë e përgatitje për periudhën e passtatusit”, ka thënë kreu i legjislativit.

Në koktejin e shtruar me këtë rast Berisha ka vlerësuar edhe punën me përgjegjësi të mediave. “Në shumë aspekte, gjatë këtij viti, media ka shënuar përparime. Këto suksese, ku bëjnë pjesë edhe raportet tuaja për punën e Kuvendit, meritojnë respekt e fjalë të larta miradije”, ka thëne, ndër të tjera, kreu i Kuvendit të Kosovës, në takimin e fundvitit me gazetarë.

Kryeparlamentari Berisha organizoi pritje për gazetarë