Lajmet e fundit

Urim i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, për festën e Kurban Bajramit

, 29.12.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, në emër të tij dhe në emër të Kuvendit të Kosovës, me rastin e festës së Kurban Bajramit, uron të gjithë qytetarët e besimit islam të Kosovës.

Në urim thuhet:
“Të nderuar qytetarë të besimit islam të Kosovës, Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Kosovës t’jua uroj festën e Kurban Bajramit, me dëshirë që kjo festë të kalojë në shenjë të solidaritetit ndaj njëri-tjetrit dhe në shenjë të harmonisë vëllazërore. Në festën e Kurban Bajramit duhet t’i gjendemi pranë të gjithë atyre që kanë nevojë për ne, për dashurinë tonë dhe për ndihmën tonë njerëzore.

Në emër të kësaj, me fat festa e Kurban Bajramit”.