Lajmet e fundit

Urim i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, për Vitin e Ri 2007

, 29.12.2006




Në ndërrim të moteve, kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, në emër të tij dhe në emër të Kuvendit të Kosovës, uron të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në urim thuhet:
“Të nderuar qytetarë të Kosovës, E kaluam faqebardhë edhe një vit shumë të rëndësishëm në historinë më të re të Kosovës. Prandaj, viti në të cilin po hyjmë, pra viti 2007, e gjen Kosovën më të fortë, më të gatshme për t'u integruar në Evropë e në NATO, më të gatshme për t’i dalë zot pavarësisë. Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Kosovës t’ju uroj: Gëzuar Vitin e Ri 2007! Më shumë durim, më shumë shpresë, më shumë dashuri njerëzore e paqe sociale, më tepër mirëqenie e begati për të gjithë! Viti 2007 qoftë vit i mbarë për të gjithë ju, për familjet tuaja dhe për të dashurit tuaj!

Gëzuar!”.