Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, ngushëlloi familjen e deputetit Rrustem Ibishi

, 06.01.2007




Me rastin e vdekjes së deputetit Rrustem Ibishi, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ibishi dhe subjektit politik “Iniciativa Qytetare e Gorës”(GIG).

Në telegramin e ngushëllimit dërguar familjes, thuhet:
“E nderuara familje Ibishi,

Vdekja e hershme e kolegut tonë dhe familjarit tuaj na ka prekur thellë të gjithëve. Është një humbje jo vetëm për familjen, për subjektin politik që e përfaqësonte, por edhe për Parlamentin e Kosovës, ku dha një kontribut të rëndësishëm dhe u dallua për përkushtim në punë dhe bashkëpunim.

Në emrin tim dhe në emër të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ndaj me ju dhembjen për humbjen e hershme të deputetit Rrustem Ibishi”.