Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti ipeshkvin e ri të Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji

, 10.01.2007




Kryetari i Kuvendit të Kosovës , Kolë Berisha, kishte sot një takim me ipeshkvin e ri të Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji. Ishte ky një takim përgëzimi me rastin e zgjedhjes së imzot Dodë Gjergji në krye të Ipeshkvisë , si dhe rast që do të shërbejë për ngritjen e mëtejme të bashkëpunimit të ndërsjellë. Gjatë bisedës kryeparlamentari Berisha u angazhua për ngritjen në nivel më të lartë të Ipeshkvisë së Kosovës. Imzot Dodë Gjergji tha se në këtë takim u bisedua rreth të ardhmes dhe tejkalimit të vështirësive.

Kisha katolike synon ndërtimin e paqes e të mirëkuptimit për të gjithë qytetarët e Kosovës, pra edhe për pakicat, të cilat gjithashtu duhet të kenë jetë të rehatshme e të qetë.

Të dy bashkëbiseduesit ishin unik në konstatimin se duhet të vazhdojë harmonia dhe toleranca ndërmjet komuniteteve fetare të Kosovës.

Kryeparlamentari Berisha priti ipeshkvin e ri të Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji