Lajmet e fundit
Debat publik për Projektligjin për transfuzionin, kontrollin e gjakut dhe të produkteve të tij
, 09.01.2007
Projektligji për transfuzionin e gjakut dhe për produktet e tij paraqet një segment shumë të rëndësishëm të shëndetësisë kosovare. Me rastin e hartimit të këtij projektligji janë marrë parasysh përvojat evropiane dhe rajonale në këtë fushë, por edhe realiteti kosovar. Me këto konstatime filloi sot debati publik për Projektligjin për transfuzionin e gjakut dhe të produkteve të tij , që e organizoi Komisioni për Shëndetësi ,Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës. Këtë komision e udhëheq Fatmire Mulhaxha – Kollqaku. Në këtë debat publik, përveç anëtarëve të Komisionit që u theksuan, kanë marrë pjesë : përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë në cilësinë e propozuesit të Projektligjit, përfaqësuesit e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, përfaqësuesit e Kryqit të Kuq të Kosovës, përfaqësuesit e Shoqatës së Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut të Kosovës, si dhe përfaqësuesit e institucioneve private dhe inspektori kryesor i Shëndetësisë së Kosovës, z. Zef Komani.
Pjesëmarrësit e këtij debati, përveç tjerash, theksuan se duke pasur parasysh faktin se Kosova me rreth 2,5 milion banorë, mesatarja e qytetarëve që dhurojnë gjak për të sëmurit dhe të lënduarit është nën 1 %. Është thënë se nevojat për dhurim të gjakut në Kosovë janë shumë më të mëdha ,sepse mesatarja e fatkeqësive të komunikacionit është në rritje dramatike, numri i shtatzënave dhe lehonave, fëmijëve dhe të tjerëve që kanë nevoja për dhurim të gjakut dhe produkteve të tij janë në rritje e sipër. Në vazhdim u tha se për promovimin e dhurimit të gjakut ,në mënyrë vullnetare duhet të punohet shumë më tepër në bazë dhe se për dhuruesit vullnetarë duhet të gjendet baza ligjore që në mënyra të ndryshme të stimulohen dhe të kenë ndonjë beneficion ( p.sh.. të punësuarve t’u jepen dy ditë pune të lira), në mënyrë ligjore të rregullohet dhurimi i gjakut dhe i produkteve të tij në institucione private.
Në fund të këtij debati, anëtarët e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale e kanë përkrahur këtë projektligj me disa vërejtje që kanë për qëllim përmirësimin e tekstit të tij .