Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti një delegacion nga Lugina e Preshevës

, 12.01.2007




Rrjedhat aktuale në Kosovë, në Luginën e Preshevës dhe në Rajon ishin tema bosht të takimit të sotëm të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, me një delegacion nga Lugina e Preshevës, në përbërje të të cilit ishin : Riza Halimi, Skënder Destani,Nagip Arifi dhe Shaip Kamberi. Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe çështjes së pjesëmarrjes , ose mospjesëmarrjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhjet në Serbi.

Kryeparlamentari Berisha pasi theksoi se ndjekim me vëmendje të gjitha zhvillimet në Luginën e Preshevës, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ajo, shprehu qëndrimin e klasës politike të Kosovës se shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të dalin në zgjedhje, sepse kjo do të jetë mundësi për të mbrojtur e realizuar të drejtat e popullsisë shqiptare të kësaj ane.

“Shpresojmë se po lëvizim drejt një realiteti ku dominon demokracia, ekonomia e tregut, toleranca dhe mirëkuptimi. E këto kërkojnë komunikim dhe pjesëmarrje, pra edhe në zgjedhje. Sot mund të keni më pak rezultat , por nesër do të keni edhe më shumë”, tha kryeparlamentari Berisha.

Riza Halimi me këtë rast theksoi se deputetët e Luginës së Preshevës do të vazhdojnë angazhimin e tyre për të qenë të suksesshëm në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Duke marrë pjesë në zgjedhje, duke siguruar vende në Parlament, ne do të arrijmë të mbrojmë të drejtat e qytetarëve që përfaqësojmë, theksoi ai.

Kryeparlamentari Berisha priti një delegacion nga Lugina e Preshevës