Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti një delegacion të Senatit Belg

, 15.01.2007




Proceset aktuale në Kosovë, çështja e statusit dhe thellimi i bashkëpunimit të mëtejmë ndërparlamentar ishin tema kryesore të takimit të sotëm të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, me delegacionin e Senatit të Belgjikës, i kryesuar nga senatori François Roelants du Viver, udhëheqës i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Mbrojtje. Në përbërje të delegacionit ishin edhe senatori Lionel Vandenberghe, nënkryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Mbrojtje, znj. Gerda Moors, bashkëpunëtore dhe Wim Peeters, shef i Zyrës Ndërlidhëse Belge në Prishtinë. Biseda dhe tërë vizita e këtij delegacioni zhvillohet në dritën e faktit se Belgjika nga fillimi i këtij viti është anëtare e KS të OKB-së, ndërsa nga qeshori ajo do të jetë edhe kryesuese e këtij Këshilli. Shih për këtë, tha z. François Roelants du Viver, ndjekim me vëmendje punën e Parlamentit të Kosovës, me të cilin Parlamenti Belg ka bashkëpunim mjaft të mirë. Kemi përgjegjësi të njohim të sotmën, por të përgatitemi edhe për të ardhmen, pra si do të zhvillohet Kosova posaçërisht në aspektin ekonomik pas statusit.

Në vijim senatori Viver tha se Kosova gjeografikisht është në Evropë, ndaj edhe e ardhmja e saj është në Evropë . Ne do të mbështesim Kosovën në këtë drejtim. Senatori shprehu shpresën se shumë shpejt Kosova do të jetë anëtare e Unionit Evropian . Mirëpo për të arritur këtë, Kosovës i mbetet për të polotësuar shumë standarde evropiane, sidomos në fushën e legjislacionit.

Kyreparlamentari Berisha falenderoi Seantin dhe shtetin e Belgjikës për ndihmën që është duke i ofruar Kosovës . Në këtë vështrim ky shtet po jep kontributin e tij të vlefshëm edhe në kuadër të Projektit për Mbështetje të Kuvendit të Kosovës. Lidhur me çështjen se çka pas zgjidhjes së statusit të Kosovës, kyreparlamentari Berisha u shpreh për një prezencë të lehtë civile të Unionit Evropian, si dhe prezencë ushtarake ndërkombëtare. Të dyja këto do të jenë faktorë stabiliteti, jo vetëm për Kosovën, por edhe për tërë rajonin, si në aspektin ekonomik ashtu edhe të lëvizjes së lirë të kapitalit dhe të qytetarëve. Kosova të ardhmen e sheh në UE, ndaj dhe angazhohemi denjësishtë për poltësimin e standardeve evropiane sidomos, në legjislacion, tha Berisha.

Ky delegacion kishte një takim edhe me Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kithim.

Kryeparlamentari Berisha priti një delegacion të Senatit Belg