Lajmet e fundit

Akademi përkujtimore për ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Smajl Hajdaraj

, 16.01.2007




Të mërkurën , më 17 janar, në Teatrin Kombëtar të Kosovës mbahet Akademi përkujtimore për Smajl Hajdarajn, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ish-komandant i UÇK-së për rajonin e Rugovës. Akademia mbahet në përvjetorin e 5-të të vrasjes së ish-deputetit Hajdaraj.

Akademia e sivjetme përkujtimore për ish-deputetin Smajl Hajdaraj mbahet nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, i cili edhe do të mbajë një fjalë rasti para të ftuarve.

Akademia fillon në orën 11.