Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa

, 16.01.2007




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës , i kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit, shqyrtoi sot Projektligjin për shpronësim, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/25 për kadastrën, me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media, me amendamente, Projektligjin për mbrojtjen e varieteteve të bimëve, me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Bujqësi, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente dhe Projektligjin për arbitrazhin, me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese, me amendamente. Gjatë debatit Komisioni konstatoi se këto projektligje nuk kanë implikime buxhetore, ndaj përkrahu procedimin e mëtejmë të këtyre projektligjeve në shqyrtim të dytë (miratim) në Kuvend.
Mbledhja e Komisionit Parlamentar  për Buxhet dhe Financa