Lajmet e fundit

Akademia përkujtimore për ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Smajl Hajdaraj

, 17.01.2007




Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, sot në Teatrin Kombëtar të Kosovës është mbajtur Akademi apërkujtimore për Smajl Hajdarajn, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ish-komandant i UÇK-së për rajonin e Rugovës.

Në këtë Akademi, me rastin e pesëvjetorit të vrasjes së ish-deputetit dhe luftëtarit të lirisë, në të cilën merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale të Kosovës, deputetë të Kuvendit të Kosovës, bashkëluftëtarë të ish-komandantit të UÇK-së për Rugovë, përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të partive të tjera politike të Kosovës, si dhe të TMK-së dhe të SHPK-së, anëtarë të familjes Hajdaraj e të tjerë, për virtytet njerëzore, për aktivitetin polik dhe ushtarak të të ndjerit Hajdaraj, ka folur Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha.

Në emër të familjes, të pranishmit ti ka falënderuar i biri i të ndjerit, Shpëtim Hajdaraj.

Akademia përkujtimore për ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Smajl Hajdaraj