Lajmet e fundit
Debat publik për rishqyrtim dhe mënyrën e implementimit të Ligjit për bibliotekat nr. 2003/6
, 23.01.2007
Komisioni i Kuvendit të Kosovës për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport nën kryesimin e Enver Hoxhajt kryetar, mbajti sot një debat publik në lidhje me rishqyrtimin dhe mënyrën e implementimit të Ligjit për bibliotekat nr. 2003/6.
Në këtë debat publik përveç anëtarëve të Komisionit të theksuar morën pjesë edhe përfaqësuesit e Minsitrisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe përfaqësuesit e Ministrisë për Arsim, Shkencë, Teknologji; përfaqësuesit e Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës, si dhe disa përfaqësues të bibliotekave ndërkomunale siç janë: Prishtina, Gjilani, Prizreni, Peja, Gjakova dhe Ferizaji. Prezent ishin edhe përfaqësuesit e Shoqatës së Bibliotekave të Kosovës dhe përfaqësuesit e Zyrës Amerikane në Prishtinë.
Në fillim të këtij debati u theksua se Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e vet të mbajtur më datën 4.04.2003, e miratoi Ligjin për bibliotekat, dhe se PSSP i KB-së e ka nënshkruar me datën 23.06.2003 dhe se ky ligj që nga ajo ditë zbatohet në tërë territorin e Kosovës. Nga kjo ditë e gjer më sot, që ky ligj të bëhet më i aplikushëm dhe më gjithpërfshirës, nga ana e sponzoruesit të këtij ligji–d.m.th. Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport ka nxjerrë disa nënakte dhe zgjidhje të tjera ligjore. Në vazhdim të këtij debati u tha se ligji i theksuar në masën më të madhe aplikohet në bibliotekat ndërkomunale, e në masë më të vogël në qendrat tjera bibliotekiste. Në vazhdim të këtij debati gjithashtu u tha se me akt të veçantë ligjor duhet rregulluar ndarja e bibliotekës Kombëtare nga ajo Universitare. D.m.th. të krijohet Biblioteka e veçantë Kombëtare dhe biblioteka e veçantë Universitare. Krahas kësaj në periudhën e ardhshme duhen bërë përpjekje shtesë, që në të gjitha bibliotekat e Kosovës të krijohen kushte më të mira për punë.