Lajmet e fundit

Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media vizitoi Kuvendin Komunal të Shtimes

, 25.01.2007




Në kuadër të veprimtarisë së rregullt, Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media, i kryesuar nga Nekibe Kelmendi, kryetare e këtij Komisioni, kishte një vizitë pune në Kuvendin Komunal të Shtimes. Nga zyrtarët e kësaj komune, komisioni u njoftua më për së afërmi me funksionimin e organeve të Komunës së Shtimes, si dhe me problemet dhe vërejtjet që kanë lidhur me zbatimin e ligjeve të caktuara , të miratuara nga Kuvendi i Kosovës. Sikur se edhe komunat tjera, edhe kjo komunë pati vërejtje në mangësitë e disa ligjeve që mbulojnë fushën e pushtetit lokal, si dhe të mungesës së udhëzimeve administrative për zbatimin e ligjeve të Kuvendit të Kosovës . Zyrtarët komunal shprehën kënaqësi të veçantë për faktin se ky ishte Komisioni i parë parlamentar që viziton këtë komunë.