Lajmet e fundit
Komisioni për Bashkëpunim Ndërkombëtar priti një delegacion të Partisë Liberale Demokratike të Parlamentit Evropian
, 08.02.2007
Komisioni parlamentar për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike ka pritur sot një delegacion të Partisë Liberale Demokratike në përbërje: Jelko Kacin, Baroness Ludford dhe Stanimir Ilchev, anëtarë të Parlamentit Evropian dhe ka biseduar me ta për bashkëpunim të ndërsjellë dhe përfundimin e çështjes së statusit të Kosovës.
Pasi u ka dëshiruar mirëseardhje liberalë demokratëve evropianë, kryetari i Komisionit¸ Sabri Hamiti, ka folur për punën intensive të Kuvendit të Kosovës dhe të komisionit, të cilin e udhëheq, për të fituar, siç është shprehur ai, liritë politike që na takojnë si popull, domethënë shtetin e pavarur. “Ne synojmë Evropën, sepse, asaj i përkasim etnikisht dhe kulturalisht”, ka thënë Hamiti, i cili ka kërkuar që grupi i Partive Liberale dhe Parlamenti Evropian ta mbështesin pavarësinë e Kosovës nëpërmjet të deklaratave politike ose rezolutave.
Jelko Kacin është interesuar se si mund të ndihmohet Kosovën, në mënyrë që siç është shprehur ai “ të bëjmë një hap të matur dhe të ecim përpara”. Edhe europarlamentarët e tjerë, në këtë takim, kanë shprehur interesin për forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve të grupit të Partive Liberale me Kosovën dhe me vende të tjera të Ballkanit, duke e quajtur begati anëtarësimin e shteteve të reja në Unionin Evropian dhe në Parlamentin Evropian.
Edhe anëtarët e tjerë të Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar kanë vlerësuar qëndrimin e qartë të liberalëve demokratë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe i kanë lutur mysafirët që të përcjellin mesazhin edhe tek qytetarët e vendeve të tyre se, Kosova prodhon stabilitet në rajon dhe se, kosovarët janë popull evropian, me synime demokratike.