Lajmet e fundit
Mbledhje e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
, 12.02.2007
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 12 shkurt 2007, shqyrtoi situatën e krijuar politike pas protestave që përfunduan me dhunë.
Kryesia e Kuvendit e konsideron të drejtën e shfaqjes publike të opinioneve politike dhe zhvillimin e tyre në pajtim me ligjet në fuqi, por është kundër përdorimit të dhunës për qëllime politike.
Kuvendi i Kosovës është i angazhuar në të gjitha fuqitë e veta për zgjidhjen e statusit të Kosovës sipas vullnetit të qytetarëve të saj, pra për pavarësinë e Kosovës.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës kërkon nga organet kompetente që të ndriçohen në mënyrë të gjithanshme ndodhitë gjatë protestës dhe të informohet saktësisht opinioni për këto të ndodhura.
Kryesia e Kuvendit shpreh dhembjen dhe keqardhjen më të thellë për qytetarët viktima të dhunës dhe i shpreh ngushëllime familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre në këto ngjarje.