Lajmet e fundit
Komisioni për Bujqësi, Pylltari... shqyrton Projektligjit për trajtimet e ndërtimeve pa leje
, 20.02.2007
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Planifikim Hapësinor i udhëhequr nga Rifat Krasniq, kryetar i këtij komisioni, organizoi një mbledhje me Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, temë e së cilës ishte Projektligjit për trajtimet e ndërtimeve pa leje. Zëvendësministri Merxhan Avdyli theksoi se ky projektligj parasheh që komunat t’i caktojnë afatet e rrënimit dhe të legalizimit të ndërtimeve pa leje, do të thotë çështjet teknike u janë lënë në dispozicion komunave. Afatet janë njëzet e katër mujore për rrënimin dhe legalizimin e ndërtimeve që përfshin ky Projektligj.
Komisioni do të vazhdojë shqyrtimin e këtij Projektligji duke angazhuar edhe ekspertë eminentë të këtij lëmi.