Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti një delegacion të mësimdhënësve të Kosovës
, 06.03.2007
Në shenjë të 7 Marsit- Ditës së Mësuesit, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, priti një delegacion të veteranëve dhe brezave të tashëm të arsimit të Kosovës, të prirë nga ministri i Arsimit të Kosovës, Agim Veliu dhe drejtori i Drejtoratit të Arsimit të Prishtinës, Rrustem Buzhala. Duke i përgëzuar mësimdhënësit për këtë datë nga më të ndritshmet në historinë e emancipimit kombëtar, kryeparlamentari Berisha tha se mësimdhënësit tanë gjenden në atë rrugën e gjatë të një progresi gjithnjë në rritje, duke kryer me nder e përkushtim të veçantë detyrën e shenjtë të mësuesit. Shih për këtë s’ ishte e rastësishme që pikërisht arsimi sulmohej i pari në rrugën drejt progresit dhe pavarësisë.
Është kënaqësi e madhe të themi se mësuesit, atë që është dashur ta japin për arsimimin e brezave e kanë dhënë, madje duke flijuar edhe jetën e tyre. Tani jemi në prag të realizimit të objektivit kryesor të arsimtarëve , dhe jo vetëm të tyre, të sendërtimit të pavarësisë së Kosovës. Realizimi i kësaj ëndrre do të hapë perspektiva të reja të së ardhmes së Kosovës, tha Berisha.
Duke u falënderuar për këtë pritje, mësimdhënësit konstatuan se edhe ky rast tregon për interesimin e shoqërisë për rolin dhe pozitën e arsimit kosovar. Në këtë frymë u shtrua edhe çështja se athua kjo shoqëri mund të japë më shumë për arsimin .Për këto çështje folën Agim Veliu dhe Rrustem Buzhala. Duke u ndalur në çështjen e të ardhurave të ulëta të mësimdhënësve , Agim Veliu tha se janë duke u bërë përpjekje maksimale që të shfrytëzohet çdo mundësi, që krahas investimeve në infrastrukturën arsimore, të përmirësohet edhe gjendja materiale e kuadrit arsimor.