Lajmet e fundit

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës viziton Bundestagun Gjerman

, 17.03.2007




Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryeparlamentari Kolë Berisha, në përbërje të të cilit janë edhe anëtarët e Kryesisë së Kuvendit: Sabri Hamiti, Xhavit Haliti e Gazmend Muhaxheri, udhëton të dielën për vizitë në Bundestagun Gjerman.

Gjatë qëndrimit në Bundestagun Gjerman do të diskutohen çështje të bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Bundestagut Gjerman, përkatësisht do të bisedohet për format e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërparlamentar, do të këmbehen përvoja si dhe do të identifikohen fushat për të cilat do të jetë me rëndësi asistenca e ekspertëve nga

Bundestagu Gjerman për punën e mëtejme të Kuvendit të Kosovës. Bundestagu Gjerman është njëri nga anëtarët e konsorciumit të katër parlamenteve evropiane që e ndihmojnë Kuvendin e Kosovës. Kjo vizitë organizohet nga projekti “Mbështetje e mëtejme për Kuvendin e Kosovës”.